Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Një nga afrimet më cilësore, BYLIS firmos me talentin e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT

Tashmë është zyrtare, Griseld Lika është futbollisti më i ri I Bylisit. 22-vjeçari spikati sezonin e kaluar me talentin e tij te Luftëtarit dhe këtë merkato kishte mjaft oferta. Mesfushori ka zgjedhur të bashkohet me ballshiotët e tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Me anë të një postimi në faqen zyrtare Bylisi bën me dije arritjen e marrëveshjes.

Postimi i Bylisit:

ZYRTARE

Gresild Lika, një nga lojtarët e spikatur në Superiore në sezonin e shkuar, mjeshtri i eurogolave zyrtarizohet si pjesë e Bylisit për sezonin në vijim dhe jo vetëm. Lika është një element me shumë perspektiv, i cili e rrit edhe më shumë forcën e grupit tonë.

Presidenti Besnik Kapllanaj, pasi ka gjetur akordin e prezanton Likën, si një nga afrimet cilësore në skuadrën tonë. I urojmë mirëseardhjen Likës dhe suksese me fanelën e skuadrës sonë të zemrës!

Merkato vazhdon plot surpriza...

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga