
Aleksandar Miliç është lojtari më i ri i skuadrës së Kukësit. Ashtu siç kishte bërë me dije Newsport.al para disa ditësh, mbrojtësi malazez ka firmosur një kontratë që e lidh atë për 2 vitet e ardhme me verilindorët. Lajmi bëhet me dije në kanalin zyrtar të klubit kuksian ku thuhej:
"Zyrtare! Aleksandar Milic është futbollist i Kukësit. Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi malazez Aleksandar Milic është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2-vjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Milic vjen te Kukësi nga kampionati malazez ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Zeta Golubovaç. Futbollisti 22-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës së Mladost Podgoricës në sezonin kur ne i eliminonim nga Liga e Europës.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Milic me fanelën e ekipit tonë. Dobrodosli Milic.
Skeda e Lojtarit:
Emri: Aleksandar Milic
Mosha: 22 vjeç
Kombësia: Malazez
Gjatësia: 1.75 m
Pozicioni: Mbrojtes i djathte
Klubet e meparshme: Titograd, Grbalj, Petrovac, Zeta", shkruhej në faqen zyrtare të klubit kuksian.