Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Një mbrojtës nga Maqedonia e Veriut, TEUTA prezanton goditjen e parë në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një mbrojtës nga Maqedonia e Veriut, TEUTA prezanton goditjen

Teuta ka firmosur me Hristijan Dragarski. Kampionët në fuqi të Superligës kanë bërë me dije pak minuta më parë në rrjetet sociale se kanë firmosur me mbrojtësin maqedonas për një sezon. 29-vjeçari vjen nga skuadra Pelister Bitola dhe do të bashkohet kështu me Teutën në fazën përgatitore në Ohër. Durrsakët prej disa ditësh ndodhen në Ohër teksa po përgatiten për ndeshjen e Champions League ndaj Sheriff Tiraspol. Dragarski bëhet goditja e parë e Teutës në këtë merkato, ndërsa pritet të ketë edhe afrime të tjera në ekip gjatë ditëve në vijim.

Postimi i Teutës:

|Mbrojtësi  Hristijan Dragarski është futbollist i ri i Teutës.

KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hristijan Dragarski. 29 vjeçari vjen nga ekipi i Pelister Bitola dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga