
Igor Jesus
Igor Jesus është futbollisti më i ri i Nottingham Forest. Pasi mbylli aventurën e tij me Botafogo, sulmuesi brazilian vendosi që të vazhdonte karrierën në Premier League angleze.
Jesus ka firmosur me Nottingham kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që klubi anglez ka shpenzuar 11.6 milionë euro për shërbimet e sulmuesit brazilian.
Sulmuesi 24-vjeçar ishte një nga më të mirët te Botafogo. Ai ra në sy në Botërorin e Klubeve, kompeticion në të cilin ia doli që të realizonte dy gola.
Poll