Egnatia ka nisur nga puna për sezonin e ri. Skuadra e cila u ngjit këtë sezon në Kategorinë Superiore përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se nga ekipi janë larguar, Marcos Ramos dhe Orian Xhemalaj.
Mbrojtësi dhe mesfushori e kanë mbyllur me klubin rrogozhinas dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës në Superligë. Klubi i ka uruar sukses në karrierë të dy lojtarëve, ndërsa në një tjetër postim, Egantia ka paralajmëruar një goditje "bombë". Në orët në vijim pritet të zbulohet se cili do të jetë lojtari i radhës që do të afrohet pasi dje, Egnatia firmosi me kapitenin e Bylisit, Franci Ymeraliaj.
Postimi i Egnatias:
KF EGNATIA njofton se nga sot Matheus Marcos Ramos & Orian Xhemalaj nuk do të jenë pjesë e Egnatias për edicionin 2021/ 2022.
Klubi falenderon dy futbollistët duke i uruar suksese ne karrierë.

