Edi Basa është lojtari më i ri i Kukësit. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi verilindor, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 27 vjeçari i lindur në Pula ka nënshkruar një marrëveshje, e cila do e mbajë të lidhur me këtë ekip për një sezon.
“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i djathte Edi Baša eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti kroat ka firmosur me klubin nje kontrate nje vjecare me mundesi rinovimi edhe per nje sezon tjeter, duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader. Baša vjen te Kukesi nga kampionati i Maqedonise se Veriut ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Borec ne Ligen e Pare maqedonase. Ne 11 ndeshje me Borec, sulmuesi i djathte ka shenuar 3 gola dhe ka asistuar ne 2 te tjere Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Baša me fanellen e ekipit tone” – shkruan klubi.
Lojtari kroat ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Koper, Istra, Rovinj, Novigrad, Borec, Veles apo edhe Zeljeznicar. Kukësi synon që të jetë mes ekipeve kompetitive për sezonin që vjen.
POSTIMI: