ZYRTARE/ Nga kryeqyteti në kryqytet, Kristjan TOSEVSKI nuk ndërron as ngjyrat bardheblu
Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Tosveski u largua nga Tirana zyrtarisht ditën e sotme. Mbrojtësi dhe klubi kishin vendosur të mos rinovonin kontratën dhe mbyllin bashkëpunimin pas 3 vitesh së bashku. Nuk ka zgjatur shumë dhe Tosevski është zyrtarizuar te skuadra e tij e rradhës.
Shkupi do të jetë destinacioni i tij i cili rikthehet kështu në Maqedoninë e Veriut. Mbrojtësi i djathtë kalon nga kryeqyteti në kryeqytet duke ruajtur madje edhe ngjyrat e fanellës, ato bardheblu.
“Më vjen mirë që po kthehem në kampionatin vendor, në veçanti te ekipi i Shkupit. Shpresoj se do t’i arrijmë qëllimet e larta të pronarit tonë, ajo është ta kthejmë titullin në Çair dhe të hyjmë në grupet e Ligës së Konferencës”, është shprehur Toshevski, i cili tani më i është bashkuar ekipit bardheblu, ndërsa kontrata e tij është një vit me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër.