Stephen Chinedu ka firmosur me NK Solin në ligën e dytë të Kroacisë. Nigeriani 22 vjeçar sezonin e shkuar ishte pjesë e Dinamos në Superligë, duke luajtur 32 ndeshje dhe shënuar 3 gola, dy prej tyre qysh në javën e parë të kampionatit.
Shtatëlarti ka gjetur akordin për një rikthim në Kroaci, me Dinamon që nuk përfiton gjë nga kjo lëvizje. Teksa mendohej se Dede do e kishte lojtarin në Kategorinë e Parë, Blutë ende nuk kanë një njoftim për përfundimin e kontratës me të .
Pas eksperiencës me Hajduk Split 2, tanimë Chinedu rikthehet sërish në Split, këtë herë me NK Solin.

Poll