Eros Grezda transferohet nga Lokomotiva e Zgrebit tek Osijek. Një transferim brenda për brenda kampionatit të Kroacisë për mesfushorin e talentuar të Kombëtares.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Eros Grezda i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale duke firmosur për skuadrën e re.
Osijek u rendit në vendin e katërt në kampionatin e Kroacisë dhe do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.
Eros Grezda bëri një sezon shumë pozitiv me Lokomotivën e Zagrebit pasi shënoi 8 gola në kampionat.
Galeria fotografike ()
Poll