Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Merr fund pritja, Vasil Shkurtaj prezantohet te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Merr fund pritja, Vasil Shkurtaj prezantohet te skuadra e re

Vasil Shkurtaj është zyrtarisht lojtari i Jiangxi Liansheng në ligën e parë kineze.

Sulmuesi u largua nga Kukësi gjatë merkatos së verës duke mos pranuar rinovimin e kontratës dhe tashmë ka mbërritur te skuadra e re.

Akordi mes tij dhe skuadrës kineze ishte arritur prej kohësh, ndërsa vetëm ditën e sotme Shkurtaj është prezantuar te skuadra e re e madje ka kryer stërvitjen e parë me shokët e skuadrës.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë lojtari në faqen e tij zyrtare në Instagram.

"I lumtur ju njoftoj se tani dhe zyrtarisht do luaj ne Azi dhe ekipin kinez Jiangxi Liansheng", shkruar Shkurtaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga