Eri Lamçe është zyrtarisht një futbollist i Luftëtarit. Sulmuesi elbasanas ka hedhur firmën në kontratë pak minuta më parë, nën praninë edhe të shefit të klubit bluzi, Antonio Norës.
Ish-sulmuesi i Teutës është afrimi i parë i Luftëtarit në këtë merkato dimri.
Prezantimi i Lamçes është bërë në ambientet e klubit të Luftëtarit mesditën e sotme.
Drejtuesit e klubit të Luftëtarit janë të vendosur për të forcuar edhe më shumë ekipin, pavarësisht se në pjesën e parë të sezonit, bluzinjtë zhvilluan paraqitje mbresëlënëse.
