Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Luante me TIRANËN, qendërmbrojtësi i njohur prezantohet te KASTRIOTI

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Luante me TIRANËN, qendërmbrojtësi i njohur prezantohet

David Domgjoni është lojtari më i ri i Kastriotit. Ish-futbollisti i Tiranës ka zgjedhur të nisë një aventurë të re me krutanët. Lajmi është bërë i ditur në kanalin zyrtar të Kastriotit, teksa njoftohet se 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e trajnerit Elvis Plori.

"David Domgjoni është futbollisti më i ri i Kastriotit. Mbrojtësi 21 vjeçar, ka firmosur ditën e sotme kontratën 1 vjeçare me klubin dhe që sot i është bashkuar skuadrës në stërvitje", shkruhet në lajmërimin e krutanëve.

Kujtojmë që shtatlarti, sezonin e shkuar ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, ndërsa më parë ka qenë pjesë e bardhebluve të Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga