Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Bayern shkatërron Atalantën e Gjimshitit, Yamal shpëton në fund Barcelonën! Atletico i “shkul pendët” Tottenham

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayern shkatërron Atalantën e Gjimshitit, Yamal shpëton
Bayern Munich

Janë mbyllur 3 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, faza e 1/8-ave. Bayern Munich mori fitore “tenistike” kundër Atalantës, 6 – 1. Për bavarezët, rrugën e rrjetës e gjetën Stanisic, Olise (dopietë), Gnabry, Jackson dhe Olise.

Golin e “nderit” te Atalanta e shënoi Pasalic në “frymën e fundit”. Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti u inkuadrua në lojë vetëm pjesën e dytë, ndërsa nuk kishte se çfarë t’i bënte “uraganit” Bayern.

Lajmi i keq për trajnerin Vincent Kompany kishte të bënte me dëmtimin e Musialës dhe Davies, të cilët vinin nga problemet fizike. Edhe Atletico Madrid u tregua e “pamëshirshme” kundër Tottenham, e fituar 5 – 2.

Madrilenët e siguruan fitoren, me shumë gjasa edhe kualifikimin që në pjesën e parë, e mbyllur 4 – 1. Autorët e golave të “El Colochoneros” ishin Llorente, Grizmann, Alvarez (dopietë) dhe Le Normand.

Te “Gjelat” e Londrës, “tundën” rrjetën mike Porro dhe Solanke. Ylli i Barcelonës Lamine Yamal, shpëtoi të tijët në fund nga humbja, e mbyllur 1 – 1 kundrejt Newcastle në “St.James Park”. Sfidat e kthimit do të luhen pas një jave.     

Atalanta 1 – 6 Bayern Munich (Pasalic 90+3'/Stanisic 12', Olise 22', 64', Gnabry 25', Jackson 52', Musiala 67')

12' Stanisic

22' Olise

25' Gnabry

52' Jackson

64' Olise

67' Musiala

90+3' Pasalic

Atletico Madrid 5 – 2 Tottenham (M.Llorente 6', Grizmann 14', Alvarez 15', 55', Le Normand 22'/Porro 26', Solanke 76')

6' M.Llorente

14' Grizmann

15' Alvarez

22' Le Normand

26' Porro

55' Alvarez

76' Solanke

Newcastle 1 – 1 Barcelona (Barnes 86'/Yamal 90+6')

 86' Barnes

90+6' Yamal

Poll

Lexo gjithashtu