Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hodhën sende të forta në fushë dhe nuk iu bindën urdhrave në ndeshjen Tirana - Elbasani, policia nis procedim penal për 10 tifozë (NJOFTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Hodhën sende të forta në fushë dhe nuk iu bindën
Tifozët pas ndeshjes Tirana - Elbasani

Tirana – Elbasani ishte një ndeshje mjaft e luftuar si në fushë edhe jashtë saj, ku verdheblutë ia dolën të triumfonin në “Selman Stërmasi” e shifrat 1-0. Por në këtë përballje pati tension si gjatë ashtu edhe pas 90-të minutave.

Për këtë policia ka nisur procedim penal për 10 tifozë. Sipas njoftimit të policisë ata nuk i janë bindur urdhrave të tyre si dhe kanë hedhur sende të forta në fushë gjatë ndeshjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:

shtetasit S. N., A. L., I. S., K. M., F. E., N. K., I. M., M. Sh., Xh. Gj. dhe P. B., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”, kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes”, shkruhet në njoftimin e policisë.

 

Poll

Lexo gjithashtu