Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Luante me KUKËSIN, Vangjel ZGURO firmos në Amerikë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Luante me KUKËSIN, Vangjel ZGURO firmos në Amerikë

Vangjel Zguro është lojtari më i ri i skuadrës së Chatanoga Red Ëolves në USL, në Amerikë. Është vetë ish-mbrojtësi i Kukësit që ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në Facebook. Mëngjërashi ka falënderime për të gjithë duke filluar me skuadrat që ai ka hedhur hapin e parë, siç është Pogradeci.

"Viti i Ri, fillim i ri. Zyrtarisht lojtar i Chatanoga Red Ëolves USL. USA. Falënderimet i takojnë Zotit, i cili është më i madhi. Falënderoj klubin për besimin. Falënderoj jashtë mase edhe menaxherin Luan Kadriu, i cili mundësoi këtë kalim. Një falënderim i madh shkon edhe për ekipet të cilat unë kam luajtur në Shqipëri.

Ekipi i vendlindjes sime, Pogradeci me të cilin kam mësuar çdo gjë dhe është skuadra që dua më fort. Dua të falënderoj edhe ekipet e tjera ku unë kam ngrënë bukë, Butrintin, Korabin, Luftëtarin, Kamzën dhe Kukësin. Ju uroj suksese dhe lart e më lart gjithmonë. Janë fjalë që më dalin nga zemra. Respekte nga Vangjo Zguro", shkruan pogradecari.

Kujtojmë që Vangjel Zguro e nisi këtë sezon futbollistik me Kukësin, por pas përfundimit të fazës së dytë, mëngjërashi ndërpreu kontratën me konsensus. Tashmë ka firmosur me Red Ëolves, për të nisur një aventurë të re në Amerikë.

[gallery columns="1" size="full" ids="313540"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga