Dy ditë më parë, Egnatia bëri me dije largimin e trajnerit Artan Bano pa filluar ende Kategoria e Parë. Klubi rrogozhinas ka zbritur sot në fushë për të nisur stërvitjen anti-Veleçiku.
Administratori I klubit, Olsi Dranga ka prezantuar para skuadrës trajnerin e ri që do të jetë deri në fund të sezonit.
Bëhet fjalë për Eduart Thartorin që ka qenë zv.trajneri I skuadrës, ndërsa tani ka marrë rolin e trajnerit të parë. Një zgjedhje brenda familjes, ndërsa zv.trajneri do të jetë Mario Deda.
Njoftimi është bërë nga Egnatia në faqen zyrtare teksa zbulon edhe teknikun e ri deri në fund të sezonit.

Poll