Gugash Magani nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit. Pak çaste më parë ai ia ka komunikuar vendimin e tij përfundimtar drejtuesve të klubit.
I kontaktuar nga sportnews, Magani është shprehur: Në nderim të dashamirësisë që tifozët e Flamurtarit kanë shprehur për mua nuk dua t'i bëj publike arsyet e këtij vendimi. I falënderoj për mbështetjen maksimale që më kanë dhënë. Gjithashtu dua të falënderoj lojtarët, stafin me të cilin punova dhe drejtuesit e klubit për bashkëpunimin".
[caption id="attachment_11903" align="alignnone" width="300"] Ish-trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani[/caption]
Poll