
Mads Pedersen
Ka përfunduar një nga evenimentet më të mëdha të sportit që është zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë, “Giro d’Italia”. Ditën e sotme ka përfunduar etapa e tretë e zhvilluar në Vlorë.
Mads Pedersen ishte protagonist absolut i këtij evenimenti. Çiklisti danez arriti të fitojë dy etapa të “Giro d’Italia”, atë të parën dhe të tretën të zhvilluar sot në Vlorë.
Pedersen është bërë danezi i parë në histori që fiton dy etapa në të njëjtin edicion të kësaj gare. “Giro d’Italia” ishte një prej garave më të rëndësishme që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.
Poll