Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Laçi prezanton mesfushorin e Polonisë, 30-vjeçari “blindon” kurbinasit (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT

Ariel Borysiuk është lojtari më i ri i Laçit. Mesfushori i kombëtares polake është zyrtarizuar sonte nga klubi kurbinas. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, bardhezinjtë bëjnë me dije se kanë arritur marrëveshjen me 30-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë që e lidh me ta për dy vitet e ardhshme.

Eksperienca e madhe në kampionate elitare si Bundesligë apo Premier League, e bëjnë atë një nga lojtarët më cilësorë që ka firmosur me Laçin. Trajneri Shpëtim Duro e kishte kërkuar prej kohësh, por vetëm sot ka ardhur prezantimi i tij.

“Boom boom Laçi! Ariel Borysiuk, mesfushori me një karrierë të pasur në klube si Legia e Varshavës, QPR, Kaiserslautern, firmos pë rklubin për dy sezone. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese lojtarit tonë më të ri”.

Kujtojmë që Laçi do të luajë të enjten kundër Petrocub, në kuadër të turit të dytë të Conference League. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa në Elbasan Arena pritet një rezultat pozitiv për të arritur në turin e tretë të këtij kompeticioni. Pikërisht në këtë raund do të mund të japë kontributin e vet dhe mesfushori i sapoardhur.

Njoftimi i klubit kurbinas
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga