ZYRTARE/ Laçi nuk i ndahet talentëve të Kombëtares, një tjetër bëhet 'kurbinas' pas Agan Mjakit
Shkruar nga NEWSPORT
Ajdi Dajko është futbollisti më i ri i Laçit. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i cili me një postim në rrjete sociale njofton publikun se ka arritur marrëveshjen me lojtarin për t’u bërë afrimi më i fundit në merkato.
Një goditje “alla-Laçi” mund të themi teksa Dajko është pjesë e Kombëtares Shpresa të Alban Bushit ndërsa ka dalë nga akademia kampione greke e AEK Athina. 20-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe është 1.88 i gjatë.
Një talent tjetër për bardhezinjtë që deri tani kanë zyrtarizuar 10 afrime shumë prej të cilëve në një moshë relativisht të re.