Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Kukësi "ngjesh" mbrojtjen, një 20-vjeçar për prapavijën verilindore

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kukësi "ngjesh" mbrojtjen, një 20-vjeçar

Faton Xhemaili është lojtar më i ri i Kukësit. 20-vjeçari ka zgjedhur t'i bashkohet ekipit verilindor teksa ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Mbrojtësi i majtë ka dhënë prononcimin e tij të parë si "kuksian" teksa është shprehur: "Kjo është hera e parë që luaj në kampionatin shqiptar dhe personalisht ndihem shumë mirë që do të bëhem pjesë e Kukësit. Jam në një ekip që po lufton për titullin kampion dhe me Kukësin do luajmë në Europë.

Në fillim e di që do të jetë e vështirë, por me punë mund të fitoj vendin në formacion. Shpresoj që nëpërmjet Kukësit do të arrij të transferohem në një kampionat të rëndësishëm europian dhe do të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares", ka deklaruar ai për "Supersport".

Xhemailit i duhet të punojë shumë, pasi në krahun e majtë të mbrojtjes duhet të mposhtë cilësitë dhe konkurrencën e Simon Rrumbullakut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga