
Ilir Avdyli është "goditja" e parë e Kamzës pa u çelur merkato e dimrit. Klubi kryeqytetas ka njoftuar se është arritur marrëveshja me portierin e njohur për të rinovuar kontratën.
Detaje s'bëhen të ditura, por mësohet se sot është gjetur akordi mes palëve. Gjithashtu klubi kamzali i bën thirrje medieve të jenë më të kujdesshme në publikimin e lajmeve sa i përket "hyrje-daljeve".
"Zyrtare
Ilir Avdyli rinovon kontratën me skuadrën tonë. Ndërkohë që i bëjmë thirrjeve mediave dhe klubeve të tjera se të gjithë lojtarët e tjerë që lakohen në media janë në kontratë me klubin tonë.
Kamza nuk është një supermarket i hapur për të gjithë. Për çdo interesim do t'iu luteshim që sipas rregullave të "trokasin" në dyert tona", shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Kujtojmë që në media është përfolur se Partizani kërkon dy lojtarët e linjës së mbrojtjes kryeqytetase, përkatësisht Hektor Idrizajn dhe Erlis Frashërin.
[gallery columns="1" size="full" ids="311813"]