ZYRTARE/ Ja kur fillon sezoni i ardhshëm i Kategorisë së Parë
Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë pritet të jetë shumë interesante në sezonin e ardhshëm. Kjo për arsyen se ekipet që militojnë aty kanë bërë një merkato mjaft interesante.
Pa lënë pas ekipet e tjera, në fakt pritet më shumë nga Elbasani dhe Flamurtari që pritet të kenë një “luftë” interesante midis tyre.
Por kur do të fillojë Kategoria e Parë?
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Kategoria e Parë ka njoftuar datën e fillim dhe të përfundimit. Kategoria e Parë do të hapë siparin më 02.09.2023 dhe do të përfundojë më 08.05.2024.