Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Ishte mes PARTIZANIT dhe KUKËSIT, firmos Ardit HILA: Ika si kampion dhe rikthehem sërish për titullin

Shkruar nga NEWSPORT

Ardit Hila është lojtari më i ri i skuadrës së Kukësit. Mesfushori i njohur është rikthyer në Shqipëri pas një aventure 2-vjeçare në Kosovë.

Edhe pse ishte përfolur në shumë skuadra, më në fund ai ka zgjedhur verilindorët. Lajmi bëhet me dije nga klubi kuksian që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije:

"ZYRTARE! Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mesfushorin 28 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

Hila vjen ne klubin e Kukesit pas nje aventure ne Kosove, ku ishte pjese e Gjilanit. Hila eshte njohes i mire i Kategorise Superiore teksa ka qene pjese e skuadres se Elbasanit, Teutes e Partizanit duke fituar edhe titull kampion ne Shqiperi. Klubi i Kukesit i uron Hiles shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Ardit!

"Me ka munguar Shqiperia. Ika si kampion dhe shpresoj te rikthehem si kampion me Kukesin. Pse Kukesin? Me bindi projekti i Kukesit dhe fakti qe luan gjithmone per trofe, ma beri me te lehte zgjedhjen time. Uroj qe ne Kukes te rikthejme trofeun e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise. Forca Kukesi", u shpreh Hila ne prononcimin e tij te pare si futbollist i Kukesit.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Ardit Hila

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Elbasani, Teuta, Partizani, Prishtina, Gjilani".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga