Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Goditja e parë "big" në merkato, DINAMO prezanton ish-lojtarin e Skënderbeut dhe Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Goditja e parë "big" në merkato, DINAMO prezanton

Enis Gavazaj është goditja e parë "big" për Dinamon në këtë merkato. Blutë e kryeqytetit përmes një postimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije se kanë firmosur me Gavazajn. Sulmuesi e njeh mjaft mirë Superligën pasi shkëlqeu disa sezone më parë me Skënderbeun dhe u transferuar te Dinamo Minsk e më pas u rikthyer sërish në Shqipëri duke veshur fanellën e Kukësit. Sezonin e kaluar, 26-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa këtë vit do të luajë për Dinamon në Superligën shqiptare.

Postimi i Dinamos:

Enis Gavazaj, një tjetër afrim për Dinamon.

Blutë kanë nënshkruar sot marrëveshjen me mesfushorin anësor, 26-vjeçarin Enis Gavazaj.

Djaloshi nga Prizreni, pas eksperiencave brenda dhe jasht vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve, duke premtuar se do të japë më të mirën për skuadrën!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga