Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Flamurtari nuk i ndahet “sambas”, një brazilian vihet nën urdhrat e Emiliano Çelës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Flamurtari nuk i ndahet “sambas”, një brazilian vihet

Flamurtari vazhdon me përforcimet në këtë merkato. Vlonjatët ditën e sotme kanë arritur të zyrtarizojnë një mesfushori. Bëhet fjalë për Matheus Indio.

All - Paragraf - 3

Siç duket kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të ndahen nga “samba”, pasi mesfushori me tipare sulmuese vjen nga Brazili. Lajmin e zyrtarizimit e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Matheus Índio është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club”, thuhet në postim. Lojtari është vënë menjëherë nën urdhrat e Emiliano Çelës, për të nisur edhe përgatitjet për sezonin e ri që do të startojë më 2 shtator.  Sfidën e parë vlonjatët do ta luajnë ndaj Luzit në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7