Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Flamurtari i beson eksperiencës, qendërmbrojtësi i njohur firmos me vlonjatët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Flamurtari i beson eksperiencës, qendërmbrojtësi i

Silvester Shkalla është lojtari më i ri i Flamurtarit. Qendërmbrojtësi i njohur me një karrierë të pasur në Shqipëri ka zgjedhur të kontribuojë për skuadrën vlonjate.

Lajmi bëhet me dije nga klubi i Flamurtarit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon arritjen e marrëveshjes. Shtatlarti është prezantuar me fanelën kuqezi për të vijuar menjëherë nga puna me trajnerin Resuli. Në njoftimin për mediet thuhej:

“Zyrtare :

Silvester Shkalla eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .

Emri: Silvester

Mbiemri: Shkalla

Datëlindja: 10 Gusht 1995

Pozicioni: Mbrojtes qendre

Karriera :

2022 - Flamurtari F.C

2021 - 2022 KF Ulpiana ( Kosove )

2020 - 2021 KS Kastrioti ( Shqiperi )

2019 - 2020 KF Bylis ( Shqiperi )

2015 - 2019 KF Teuta ( Shqiperi )

2014 - 2015 KF Dinamo ( Shqiperi )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”.

Vlonjatët janë futur vrullshëm në këtë merkato vere duke afruar në skuadër futbollistë cilësorë. Objektivi kryesor padyshim do të jetë rikthimi në elitë. Ndërsa sot për kuqezinjtë ka firmosur 27-vjeçari, Silvester Shkalla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga