
Mesfushori i Manchester Cityt dhe fituesi në fuqi i Topit të Artë, Rodri, ka ndarë mendimet e tij mbi pretendetët për garën e Topi të Artë.
Gara paraqitet shumë e komplikuar, pasi shumë lojtarë kanë arritur të kenë statistika të shkëlqyera individuale. Megjithatë, sipas Rodrit, Pedri dhe Yamal janë absolutisht dy emrat potencialë, pas një sezoni të jashtëzakoshëm.
“Nuk e di. Ka shumë, shumë opsione. Unë gjithmonë vlerësoj lojtarët spanjollë. Pedri ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe Lamine Jamal gjithashtu, por nuk jam unë gjykatësi. Do të shohim se çfarë ndodh”, tha Rodri.
Rodri bëri histori sezonin e kaluar duke u bërë lojtari i parë i Manchester Cityt që fiton Topin e Artë, pas triumfit të Lionel Messit në vitin 2023.