Flamurtari ka rinovuar kontratat me mesfushorët Indio Oliveria, Denis Pjeshka dhe Behar Ramadani, Lojtarët do vazhdojnë të japin kontributin e tyre për fanellën vlonjate, pasi sezonin e fundit arritën të kthejnë klubin në Kategorinë e Parë.
Si kampionë të së Dytës, klubi i sheh akoma në planet e edicionit të ardhshëm që i gjen me objektin “Superiore”. Para rinovimit me tre tre lojtarët në fjalë, “flota kuqezi” njoftoi afrimin e një tjetër mesfushori, brazilianit Yuri Merlim.
Stërvitja vazhdon në kampin e vlonjatëve, për të rikthyer klubin sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se konkurrenca është e madhe sepse gjejnë ndër të tjera klube ambicioze si Dinamo dhe Skënderbeu.

Poll