
Serbia
Djordje Petrovic i ka dhënë fund aventurës te Chelsea. Portieri serb do transferohet shumë shpejtë te Bournemouth për kuotën e 25 milionë euro. Petrovic do të kryejë testet mjekësore në ditët në vijim.
Gardiani serb ishte protagonist në ndeshjen ndaj Shqipëris, duke i pritur penalltinë sulmuesit të Kombëtares në ndeshjen e 7 qershorit, e cila u mbajt në “Air Albania”.
Hapësirat e Petrovic te Chelsea mbeten të kufizuara dhe kështu largimi është opsioni më i mirë. Vlen të përmendim se Bournemouth do të militojë në sezonin e ri në Championship. Vlera në treg e 25 vjeçarit është 20 milionë euro.
Poll