Blerim Kotobelli nuk është më pjesë e Kukësit. Zyrtarizimi i divorcit me klubin verilindor u bë publik nga lojtari në rrjetet sociale, para pak minutash. Mbrojtësi 28 vjeçar i lindur në Skrapar ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Partizani, Teuta, Tirana, apo edhe Flamurtari.
"Faleminderit për këto 2 vite të bukura. Suksese" shkruan ai.
Kotobelli ka zhvilluar 30 ndeshje këtë sezon, ku nuk ka gjetur dot rrugën e rrjetës, por ka dhënë 3 assiste. Në Kupën e Shqipërisë, numërohen 3 prezenca dhe 1 gol i shënuar.

Galeria fotografike ()
Poll