Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Endri Vrapi dhe Gilman Lika nuk pranojnë të luajnë në finalen Vllaznia-Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Endri Vrapi dhe Gilman Lika nuk pranojnë të luajnë

Endri Vrapi i Vllaznisë dhe Gilman Lika i Tiranës nuk do të jenë në fushë për takimin që do të vendosë fatin e dy skuadrave për mbijetesën.

Vllaznia-Tirana do të luhet të shtunën në "Loro Boriçi", sfidë që do të përcaktojë me shumë mundësi ekipin që do të bjerë në Kategorinë e Dytë.

Pas Elis Bakajt, i cili nuk ka pranuar të jetë në fushë për Vllazninë kundër Tiranës, tashmë edhe dy lojtarë të tjerë kanë bërë kërkesë klubeve respektive për të mos luajtur në këtë finale mbijetese.

Burime të sigurta për newsport.al konfirmojnë tashmë se mungesa e Vrapit dhe Likës është e padiskutueshme, pasi nuk kanë pranuar të luajnë kundër ish-skuadrave të tyre.

Endri Vrapi mësohet se ka lënë grumbullimin e Vllaznisë dhe është larguar nga Ulqini, ndërsa Gilman Lika ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të Tiranës mirëkuptim për të mos qenë prezent në fushë të shtunën kundër Vllaznisë./ NEWSPORT.AL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga