
Elis Bakaj ka firmosur me Vllazninë dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu deri në fund të këtij sezoni. Mesfushori me tipare sulmuese ndodhet në Shkodër, aty ku ai ka nënshkruar kontratën e re dhe do të kryejë edhe seancën e parë stërvitore sot së bashku me ekipin nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu.
Kjo është goditja më e mirë e shkodranëve në merkaton e janarit, pasi kanë marrë një lojtar që i njihen vlerat dhe e njeh shumë mirë kampionatin tonë, ndaj pritet t’u bëjë punë në vazhdim kuqebluve. Dje, trajneri dhe lojtari kanë konsumuar një bisedë mes tyre në një kafene, ku kanë nisur punën mes tyre që para hedhjes së firmës.
[gallery columns="1" size="full" ids="78049"]
Poll