Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Egnatia “pa frena” në merkato, firmos me lojtarin e Santos

Shkruar nga NEWSPORT

Egnatia ka zyrtarizuar firmën për një sezon me Fernando Medeiros. 26 vjeçari brazilian luan në mesin e fushës në rolin e shkatërruesit, teksa është një blerje e zgjuar e klubit nga Rrogozhina.

I dalë nga moshat e Santos, Medeiros ka luajtur edhe me ekipin e parë të vendlindjes, teksa pjesë e CV së tij është edhe Botafogo, Bahia apo Vila Nova, para eksperiencës në Portugali me Portimonese.

Pas firmës me disa emra të njohur në elitë, tanimë Egnatia merr një tjetër lojtar me peshë, teksa të besuarit e Edlir Tetovës janë në fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut.

"Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me mesfushorin 26 vjeçar i cili vjen nga Brazili. Fernando Medeiros do të jetë pjesë e klubit tonë për sezonin 2022-2023.

CV Emri: Fernando

Mbiemri: Medeiros

Kombesia: Brazil

Ditelindja: 10/02/1996

Karriera: Santos, Botafogo, Vila Nova, Audax, EC Bahia, Portimonense", njofton klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga