
Herald Marku është zyrtarisht lojtari më i ri i Vllaznisë. Mesfushori ka firmosur mëngjesin e sotëm kontratë 1- vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për 1 vit tjetër, njofton klubi kuqeblu.
26- vjeçari rikthehet në Shkodër pas 1 sezoni me Partizanin dhe do udhëtojë me ekipin kuqeblu për fazën përgatitore që do zhvillohet në Austri.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonê sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë sëbashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh.
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!” shkruan Vllaznia.