Skuadra e Dinamos vazhdon të jetë aktive në merkato. Pas zyrtarizimit të pak minutave më parë të mesfushorit brazilian Lorran Quintanilha, ekipi dinamovit bën zyrtare një tjetër transferim.
Këtë herë bëhet fjalë për repartin e portës, teksa ka prezantur si gardian të sezonit të ardhshëm, portierin Edmir Sali. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë që më parë portieri 25-vjeçar është aktivizuar edhe me Flamurtarin e Laçin, teksa në dy sezonit e fundit ka mbrojtur portën e Kastriotit.
Poll