Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Di Biagio dhe Dinamo ndajnë rrugët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Di Biagio dhe Dinamo ndajnë rrugët

Luigi Di Biagio nuk është zyrtarisht trajner i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit me teknikun italian. Rezultatet e dobëta sollën dorëheqjen e tij, i cili pas ndeshjes me Teutën deklaroi dorëheqjen e tij.

Sot, kjo është pranuar nga presidenti Adrian Bardhi dhe tashmë pritet të shihet se kush do të jetë pasarardhësi i tij. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit dinamovit thuhej:

“FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Luigi Di Biagio. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderon trajnerin për impenjimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre muajve që drejtoi skuadrën tonë dhe shpreh mirënjohjen për nivelin e lartë të kulturës sportive.

Presidenti Bardhi investoi duke sjellë një imazh mjaft të njohur të futbollit europian, pavarësisht se rezultatet nuk ishin ato që priteshin.

Trajnerit Di Biagio i urojmë fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga