Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ "Dhuratë" para Conference League, Partizani afron ish-kapitenin e Apolonisë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Dhuratë" para Conference League, Partizani afron

Eljon Sota është lojtari më i ri i Partizanit. Zyrtarizimi ka ardhur nga Klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar një kontratë, e cila do e mbajë të lidhur me ekipin për 3 sezonet e ardhshme. Sota ka luajtur në sezonin e fundit me Apoloninë, ku ka  zhvilluar plot 36 ndeshje në Kategorinë Superiore. Sa i përket Kupës së Shqipërisë, mbetemi në kuotën e 6 paraqitjeve.

Lojtari i lindur në Fier do jetë gati dhe në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për takimin e sotëm të Conference League, ndaj Sfintul Gheorghe në Elbasan Arena, sfidë kjo që fillon prej orës 20.00.

"Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota. Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish pjestar i ekipit tonë përfaqësues U-21, sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore. Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe" - Shkruan Klubi.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga