Arjan Bellai nuk do të jetë më trajner i Bylisit. Klubi ballshiot ka marrë këtë vendim pas një bisede mes trajnerit dhe drejtuesve. Rezultatet negative në ndeshjet e fundit dhe humbja e djeshme me Tiranën, çuan në shkarkimin e teknikut.
Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj i shprehin mirënjohje trajnerit Arian Bellai për bashkëpunimin, duke i uruar njëkohësisht edhe suksese në vijimin e karrierës së tij.
Presidenti Kapllanaj nuk humbe kohë dhe ka përgatitur një rikthim të bujshëm. Naxhi Shensoi do të jetë trajneri i ri i Bylis. Shensoi ka qenë më parë në krye të skuadrës për dy sezonë gjatë viteve 2011-2023. Nga nesër, ai do të fillojë punën me ekipin për të siguruar mbijetesën.
Poll