
Burreli nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri. Pas largimit të Samuel Nikaj, drejtuesit e klubit kanë vendosur t'i besojnë ekipin zv.trajnerit Renato Hoti.
Hoti e njeh mjaft mirë skuadrën pasi ka qenë pjesë e saj gjatë gjithë sezonit e tashmë do të drejtojë ekipin në 3 ndeshjet e fundit të këtij sezoni.
Burreli ndodhet aktualisht ndodhet në vendin e 3-të me 37 pikë, 2 pikë më pak se Korabi dhe 4 pikë më pak se Dinamo kryesuese. Objektivi kryesor është vendi i parë për të arritur në Superligë, por edhe vendi i dytë do të ishte një sukses për Burrelin.
Poll