
Pamje nga momenti i përplasjes
“Giro d’Italia” nisi nga Shqipëria për herë të parë në historinë e çiklizmit. Edicioni i 108-të i këtij turneu kaq të madh dhe prestigjioz nisi ditën e sotme nga Durrësi etapën e parë, e cila përfundoi në Tiranë.
Por gjatë rrugës kishte dhe përplasje të çiklistëve. Një ndër më të rrezikshmet u regjistrua në zonën e Freskut. Një kthesë e rrezikshme në atë zonë të kryeqytetit solli edhe përplasjen e rëndë.
Një nga të dëmtuarit ishte njëri prej favoritëve, Mikel Landa. Ky i fundit pësoi dëmtime, por nuk dihet nëse janë tepër serioze. Kujtojmë se edhe dy etapa të tjera të “Giro d’Italia” do të zhvillohen në vendin tonë.
Pamje nga momenti i përplasjes
Poll