
Ardit Iljazi është zyrtarisht lojtar i Erzenit. Klubi shijakas vazhdon të përforcohet, pasi data 20 gusht për fillimin e Abissnet Superiore po afron. Iljazi ishte pjesë e Shkupit prej verës së vitit 2019, teksa sezonin e fundit dha kontributin gjatë fitimit të kampionatit.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut nuk rinovuan më pas më lojtarin dhe 22-vjeçari mbeti i lirë. Tashmë synon të tregojë potencialin e tij për herë të parë jashtë Maqedonisë së Veriut. Iljazi është kontaktuar nga Tirana dhe klubi i Shkëndijës së Tetovës më parë, tregon klubi shijakas, por pa gjetur gjuhën e përbashkët.
“Ardit Iljazi lojtari me i ri i Erzenit.
Mbrojtesi maqedonas qe sezonin e kaluar mbajti shiritin e kapitenit me ekipin kampion te Shkupit eshte lojtari me i ri i Erzenit . Mbrojtesi 22-vjeçar kishte dhe oferta te tjera nga ekipi i Tiranes dhe Shkendijes së Tetovës por ne fund firmosi me shijakasit”, shkruan Erzeni në rrjetet sociale.