Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Barcelona parakalon Bayernin, thyen rekordin në Botërorin e Katarit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Barcelona parakalon Bayernin, thyen rekordin në Botërorin e
Barcelona ka kaluar Bayern Munchen si klubi me më shumë lojtarë pjesëmarrës në Kupën e Botës në Katar. Deri para pak ditësh, Bayerni ishte në krye por dëmtimi i Sadio Mane ka bërë që Senegali të dorëzohet dhe ta largojë nga lista. Ndërkohë që në Kombëtaren e Spanjës, Jose Gaya u dëmtua gjithashtu dhe trajneri Enrique vendosi të thërrasë 19-vjeçarin e katalanasve, Alejandro Balde Barcelona bëhet kështu zyrtarisht ekipi i parë në historinë e Botërorve që do të ketë plot 17 lojtarë të saj në një turne të vetëm të Kupës së Botës. Tetë nga këto 17-të lojtarë janë vetëm në kombëtaren spanjolle ndërsa 2 ka në Francë dhe Holandë për të vazhduar me nga një në Brazil, Danimarkë, Uruguai, Gjermani dhe Poloni.

Lista:

Spanje - Eric Garcia, Alejandro Balde, Jordi Alba, Pedri, Gavi, Busquets, Ansu Fati dhe Ferran Torres Franca - Jules Kounde dhe Ousmane Dembele Holanda - Frenkie De Jong dhe Memphis Depay Brazil - Raphinha Gjermani - Marc-Andre Ter Stegen Polonia - Robert Lewandowski Uruguai - Ronald Araujo Danimarka - Andreas Christensen
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga