Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Aston Villa firmos me yllin e kampionatit gjerman

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Aston Villa firmos me yllin e kampionatit gjerman
Aston Villa ka konfirmuar nënshkrimin e anësorit Moussa Diaby nga Bayer Leverkusen. 24-vjeçari transferohet në “Villa Park” për një tarifë të pazbuluar dhe tashmë është bashkuar me shokët e tij të rinj në turneun e klubit në SHBA. Diaby, i cili shënoi 14 gola dhe regjistroi 11 asistime në të gjitha garat sezonin e kaluar, më pare ka qenë edhe në radarët e Arsenalit dhe Neëcastle. Francezi bëhet nënshkrimi i tretë veror i Aston Villas. Diaby ka 10 paraqitje me ekipin e parë Francës, por nuk ishte pjesë e skuadrës që arriti në finalen e Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar. Pasi u ngjit në radhët e klubit të vendlindjes Paris Saint Germain, Diaby u transferua në Leverkusen në 2019. Ai shënoi 49 gola në 172 paraqitje për skuadrën e Bundesligës përpara se të përfundonte kalimin e tij në “Villa Park”.  
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga