Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Asnjë ndeshje me Partizanin, Dinamo "rrëmben" sulmuesin afrikan

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Asnjë ndeshje me Partizanin, Dinamo "rrëmben"

Mustafa Djidjiwa (24 vjeç) është lojtar I Dinamos. Ish-futbollisti I Partizanit, Bylis, Burrelit dhe Erzenit ka gjetur akordin me Blutë, duke firmosur një kontartë për sezonin e ri. Lojtari nga Kameruni më herët ka qenë pjesë e Partiznit, pa zhvilluar asnjë ndeshje.

Njoftimi I klubit:

Zyrtare/ Mustafa Enock Djidjiëa vishet Blu.

Sulmuesi që kishte arritur akord paraprak me drejtuesit, sot ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit ku ka firmosur në prani të administratorit Barushi, kontratën që e bën pjesë të Dinamos në sezonin e ri.

Djidjiëa ka marrë besimin e presidentit Pontrelli, me objektiv shpalljen si golashënues i kategorisë dhe duke bërë të mundur edhe objektivin kryesor të klubit, ngjitjen në Superiore.

Vetë sulmuesi në fjalën e tij u shpreh: "Projekti ambicioz më bëri që të pranoj këtë mundësi dhe të vij në një nga 3 klubet më historike të Shqipërisë. Do të jap më të mirën time për të arritur objektivat."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga