Kukësi ka vijuar edhe sot me zyrtarizimet. Albin Gashi është lojtari më I I I verilindorëve, ndërsa ka firmosur një kontratë dy vjeçare. 23 vjeçari është sulmues krahu dhe pritet të zëvendësojë të larguarin Abazaj.
Gashi ka qenë pjesë e Rapidit të Vienës, ndërsa ka dalë nga akademia e austriakëve. Lojtari ka një të shkuar edhe te Kombëtaret e moshave të Austria, aty ku me U19 ka zhvilluar 6 ndeshje duke shënuar 1 gol. Pas "eksodit" të gjashtë lojtarëve, Kukësi bën afrimin e radhës.
Pas nënshkrimit me trajnerin Skënder Gega, Kukësi zyrtarizoi dje portierin Tafas ndërsa sot sulmuesin Gashi. Pritet që edhe mbrojtësi Redon Dragashi të firmosë për Kukësin.

Poll