Arinaldo Rrapaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit. Klubi dhe lojtari kanë rënë dakord për të vijuar sërish bashkëpunimin edh epër 3 sezone të tjera. Zyrtarizimi vjen nga vetë “demat” nëpërmjet rrjeteve sociale.
Në praninë e presidentit Gaz Demi, Rrapaj ka shtrënguar duart dhe ka hedhur firmën në kontratë. Partizani blindon kështu mesfushën me Rrapajn që ishte ndër më të mirët e kampionatit këtë sezon. Në 34 ndeshje këtë sezon, ai ishte protagonist me 6 gola e 8 asiste duke kontribuar ndjeshëm në fitimin e titullit kampion.
Poll