Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Apolonia gjen trajner të ri, emërohet ish-strategu i Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Apolonia gjen trajner të ri, emërohet ish-strategu i Bylisit

Tashmë zyrtarisht Apolonia ka gjetur trajner të ri. Veljko Dovedan ka marrë timonin e skuadfrës fierake për pjesën tjetër të sezonit, me lajmin që e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.

“FK Apolonia ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht se ia ka besuar drejtimin teknik të Skuadrës së Parë trajnerit Veljko Dovedan. Trajneri boshnjak ka arritur marrëveshjen me presidentin Koço Kokëdhima dhe nga sot deri në fund të sezonit do të drejtojë ekipin tonë. 68-vjeçari krenohet me eksperienca të rëndësishme dhe të suksesshme në liga të ndryshme ballkanike. Kujtojmë eksperiencat me ekipet greke Panachaiki dhe Niki Volou, me ekipet serbe FK Sloga Krajevo dhe FK Temnic, me ekipin boshnjak FK Slavija Sarajevo dhe me ekipin shqiptar të Bylisit. FK Apolonia mirëpret përzemërsisht Veljko Dovedan dhe i uron punë të mbarë”, shkruan Apolonia në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga