Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ 5 trofe të fituar në Shqipëri, shkrihet klubi shekullor

Shkruar nga NEWSPORT

KF Elbasani nuk ekziston më. Klubi që ka fituar pesë trofe të rëndësishëm në futbollin shqiptar nuk ka qenë pjesë e shortit në Kategorinë e Dytë. Të renditur në mesin e tabelës sezonin e shkuar, KF Elbasani pas 109 vitesh nuk do jetë më pjesë e kampionatit.

Vdekja e presidentit Arben Laze ka bërë që klubi të mbetet pa financim, duke shkuar drejt fundit të pashmangshëm. Bashkia e qytetit një sezon më parë formoi Akademia e Futbollit Elbasani, që tanimë është pjesë e së Dytës.

Kujtojmë se KF Elbasani datonte prej 1913 si strukturë futbolli, duke fituar pesë trofe në Shqipëri. Dy tituj kampion në 1983-84 dhe 2005-06, dy Kupa të Shqipërisë në 1974-75 dhe 1991-92 si edhe Superkupën e sezonit 1991-92. Prej 1923 KF Elbasani nisi garat zyrtare në Shqipëri, duke qenë ndër klubet më të vjetër në vend.

[gallery ids="659006,659007,659008,659009,659010,659011,659012"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga