Demir Imeri largohet zyrtarisht nga skuadra e Vllaznisë. Sulmuesi i linjës i ka dhënë lamtumirën shkodranëve përmes një postimi në Instagramin e tij.
Ai falënderon drejtuesit për mundësinë e dhënë si dhe thekson se ky ishte një ndër sezonet më të bukura të karrierës së tij. Me krenarinë më të madhe, Imeri shkruan:
“Të nderuar qytetarë të Shkodres, staf i klubit , shokë skuadre dhe mbi te gjitha shumë te respektuar tifoze të ekipit të zemrës; në suksese , në dështime, në lodhje, në levdata e në emocionet më të zjarrta te karrieres ; JU FALIMINDEROJ pafund , per vitin më me emocion të karrieres sime!
Do të mbeteni padyshim një nga kujtimet më të bukur! Njekohësisht ju jam mirënjohes per mikpritjen e ngrohtë dhe bujare Shkodrane. Shpresoj te takohemi ne te mira dhe suksese te vllaznisë së madhe!
Jam krenare qe isha pjesë e kësaj familje.
Mirë u takofshim djepi i futbollit shqipëtar dhe ju shkodran te nderuar.
Me shumë dashuri per JU, i juaji
Demir Imeri”.
25-vjeçari u aktivizua në 33 ndeshje, ku arriti të realizonte edhe 4 gola. Sot, ai i jep fund aventurës me kuqeblutë, ndërsa pritet që të mbetet sërish në Superiore në edicionin e ardhshëm futbollistik.